Liria përforcohet me një mesfushor

0%

Skuadra me renome e futbollit Liria e Prizrenit është përforcuar me një mesfushor për edicionin e ri. Është fjala për futbollistin Lulzim Peci. Prizrenasit e bëjnë të ditur edhe marrëveshjen me futbollistin. “FC Liria vazhdon përforcimin e skuadrës në prag të sezonit të ri.

Mesfushori 24-vjeçar, Lulzim Peci, është zyrtarisht pjesë e klubit tonë, pasi ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me FC Liria. Peci vjen nga KF Llapi, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e Trepça ’89, duke sjellë me vete përvojë, energji dhe cilësi të rëndësishme në repartin e mesfushës.

Me angazhimin, përkushtimin dhe potencialin e tij, besojmë se Lulzimi do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën dhe do të kontribuojë në objektivat tona për sezonin e ri”, k a njoftuar FC Liria.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot