Macron: Siria s’duhet të lejojë destabilizimin, Franca ofron

0%

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Siria nuk duhet të lejojë që shpërthimet dhe sulmet të destabilizojnë vendin, ndërsa ka premtuar mbështetje nga forcat speciale franceze në luftën kundër terrorizmit.

Gjatë një konference të përbashkët për media në Damask me presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, Macron theksoi rëndësinë e vendosjes së sundimit të ligjit pas rënies së diktaturës së Bashar al-Assad. “Është e nevojshme që diktaturës t’i pasojë një sundim i vërtetë i ligjit. Kjo do të mundësojë ndërtimin e një Sirie të re dhe prosperitetin e saj”, ka theksuar Macron.

Presidenti francez foli edhe për shpërthimet që plagosën 18 persona gjatë vizitës së tij historike në Damask, duke theksuar nevojën për të parandaluar destabilizimin e vendit. “Duhet të mos lejojmë të destabilizohemi,” tha ai bashkë me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa. Ndërkohë, Sharaa e falënderoi Macronin për “guximin” që vazhdoi vizitën pas sulmeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Macron njoftoi se Franca po rishikon dhe po përshtat bashkëpunimin e saj të sigurisë dhe ushtarak me Sirinë. “Franca mbetet e angazhuar në luftën kundër terrorizmit në rajon. Prandaj jemi gati, brenda një kuadri që po e ridifinojmë aktualisht, të ofrojmë mbështetje nëpërmjet forcave tona speciale në luftën kundër terrorizmit dhe grupeve terroriste,” tha Macron.

Ai shtoi se Parisi është i gatshëm të shqyrtojë partneritete për pajisjen dhe diversifikimin e forcave të armatosura siriane. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com