Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të dëmtimit të një gypi do të ndërpritet furnizimi me ujë në rrugën “Brigadat” në Podujevë. KRU “Prishtina” njofton se furnizimi me ujë pritet të kthehet nesër, më .
“Ju njoftojmë se, si pasojë e dëmtimit të gypit Ø250 nga një kompani private në rrugën “Brigadat”, furnizimi me ujë të pijshëm do të ndërpritet deri nesër, kur pritet që kompania përgjegjëse të kryejë sanimin e dëmtimit”- thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
