Ekskluzive | Nga avioni drejt qelisë: 5 urdhër-arreste e çojnë në

0%

Një person i kërkuar nga drejtësia është arrestuar menjëherë pas mbërritjes në Kosovë, pasi ndaj tij ishin aktive pesë urdhër-arreste të lëshuara nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Gëzim Muratin, i cili u arrestua të hënën rreth orës , gjatë procedurave të kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas burimeve, ndaj tij ishin në fuqi pesë urdhër-arreste, të lëshuara nga Departamenti për Krime të Rënda, Departamenti i Përgjithshëm – Dega në Vushtrri dhe Departamenti për të Mitur i Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për shkak të përfundimit të orarit të punës së gjykatës, dhe pas konsultimeve me gjyqtarët e lëndëve, është vendosur që Murati të dërgohet në Qendrën e Mbajtjes në Stacionin Policor në Vushtrri, ku do të qëndrojë deri në paraqitjen para gjykatës. Ai pritet të dalë para gjyqtarit, për procedurat e mëtejshme lidhur me urdhër-arrestet aktive ndaj tij.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com