Konflikti i të rinjve në Komoran që eskaloi të hënën pasdite po cilësohet tentim vrasje. Tre persona u therën me mjet të mprehtë nga dy të dyshuarit, që ia dolën të arratisen pas kryerjes së veprës penale. Nga Policia kanë bërë me dije se viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Foto nga vendngjarja Gjendja e tyre shëndetësore akoma nuk dihet, por pamjet që ka siguruar media tregojnë momentin kritik kur njëri prej të lënduarve ngrihet në këmbë pas therjes me thikë dhe toka është e mbuluar me gjak.
