Mori iPhone 14 Pro Max me vlerë 800 euro dhe nuk e ktheu, ndalohet

0%

Një i mitur është ndaluar me urdhër të Prokurorit, pasi dyshohet se ka shpërdoruar një telefon mobil me vlerë rreth 800 euro, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti kishte ndodhur më 12 qershor në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit, kur ishte raportuar zhdukja e një telefoni iPhone 14 Pro Max.

Fillimisht, Policia kishte hartuar shënim zyrtar, ndërsa pas veprimeve të para hetimore dhe me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, më 1 korrik rasti u iniciua zyrtarisht si “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Si rezultat i hetimeve, më 6 korrik është identifikuar dhe intervistuar i dyshuari, një 16-vjeçar me inicialet O. B. (17-vjeçar).

Me urdhër të Prokurorit për të Mitur, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com