Afati kalimtar veror hapet më 7 korrik

0%

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që afati kalimtar veror në hendbollin kosovar të hapet më 7 korrik. Sipas vendimit, afati i rregullt mes dy edicioneve garuese do të jetë i hapur deri më 21 korrik. Priten lëvizje të shumta në të dy konkurrencat, duke përfshirë nga shtatë klubet që garojnë në Evropë.

Gjatë afatit të rregullt mund të lëvizin hendbollistët dhe hendbollistet që nuk kanë kontrata, apo lojtarët e lojtaret që kanë kontrata por e kanë fletëpëlqimin e klubit për largim. Më 7 korrik do të publikohet edhe propozimi për Propozicionet e Garave për edicionin 2026/2027. Afati për shqyrtim publik të Propozicioneve të Garave është deri më 1 gusht.

Burimi: Bota Sot