Ekskluzive | Ndodh edhe kjo: I pakënaqur me notat e djalit, prindi

0%

Një incident i pazakontë është raportuar në një shkollë në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku një prind dyshohet se ka kërcënuar drejtoreshën e institucionit arsimor, pas pakënaqësive lidhur me vlerësimin e djalit të tij, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është denoncuar në Polici nga drejtoresha e shkollës, e cila ka deklaruar se është kanosur nga prindi i një nxënësi, pas një mosmarrëveshjeje që lidhej me rezultatet shkollore. Pas marrjes së kallëzimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “ Kanosje ”.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com