E rëndë në Korçë, zjarr në një pallat, humb jetën i moshuari 74-vjeçar

0%

Një zjarr i rënë në një apartament pranë pastiçerisë “Tasho”, në qytetin e Korçës, i ka marrë jetën një 74-vjeçari. Sipas informacioneve paraprake, flakët përfshinë një apartament në një nga katet e pallatit, ndërsa tymi u përhap me shpejtësi në të gjithë godinën. Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat evakuuan banorët.

Si pasojë e zjarrit, humbi jetën 74-vjeçari me inicialet U. Hysolli, i cili ndodhej në banesë. Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia, por shkaku i saktë nuk është konfirmuar ende. Pas shuarjes së flakëve, grupi hetimor do të kryejë veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Burimi: Bota Sot