Ushtarët amerikanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet përgjatë kufirit

0%

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), pjesë e misionit të Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO, po zhvillojnë rregullisht patrullime gjatë gjithë vitit përgjatë kufitare me Serbinë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, këto patrullime ndihmojnë në ruajtjen e vetëdijes për situatën, mbështesin stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes, monitorojnë ndryshimet në mjedisin operativ dhe demonstrojnë një prani të dukshme në terren.

“Këto patrullime ndihmojnë në ruajtjen e vetëdijes për situatën, mbështesin stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes, monitorojnë ndryshimet në mjedisin operativ dhe demonstrojnë një prani të dukshme në terren.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aktivitete të tilla pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në një mënyrë të paanshme dhe transparente”- thuhet në njoftimin e datës .

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”- thekson tutje KFOR.

Burimi: Kallxo