E goditi të dashurën me shufër metalike në Mitrovicë, përfundon në

0%

Një grua ka pësuar lëndime në disa pjesë të trupit pasi dyshohet se u sulmua brutalisht nga i dashuri i saj me një shufër metalike në Mitrovicë, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 9 korrikut, rreth orës , në rrugën “Liqeni” në Mitrovicën e Jugut.

Sipas denoncimit të viktimës, pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me një shufër metalike në pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë e sulmit, ajo ka pësuar lëndime në kokë, fyt, duar, këmbë dhe shpinë, për të cilat ka marrë trajtim mjekësor.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë. Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com