Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me intervale të pakta vranësirash. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius.
Instituti ka bërë të ditur gjithashtu se era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga kuadrati verior. Kushtet e motit pritet të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë dhe lëvizje gjatë fundjavës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
