Pamjet me dron nga protesta e zhvilluar në Tiranë kanë treguar një pjesëmarrje të madhe qytetarësh, përfshirë edhe pjesëtarë të diasporës, të cilët janë bashkuar në tubimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara kryeministrisë. Nga pamjet shihet një numër i madh protestuesish që kanë dalë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime politike në vend.
Protesta, e cila vijon si pjesë e një serie tubimesh, është e 35-ta radhazi, ku qytetarët po shprehin pakënaqësinë e tyre për situatën politike dhe qeverisëse në vend. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
