Ditmir Bushati kritikon ashpër Edi Ramën: Përvetësimi politik dhe

0%

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si është menaxhuar çështja e koncertit të Kanye West dhe përdorimi i fondeve publike. Bushati deklaron se përvetësimi politik i këtij eventi dhe financimi i tij me paratë e qytetarëve tregojnë, sipas tij, një model të vjetëruar qeverisjeje, ku spektakli vendoset përpara problemeve reale të vendit.

Ai thekson se ndërsa qeveria promovon një koncert, qytetarët përballen me sfida ekonomike dhe sociale, duke ngritur pyetje mbi prioritetet e përdorimit të buxhetit publik. Sipas Bushatit, debati nuk duhet të jetë përballja mes koncertit dhe protestës, por për mënyrën se si merren vendimet dhe nëse qytetarët kanë rol real në përcaktimin e së ardhmes së vendit.

Reagimi i Bushatit: SHQIPTARËT VENDIMMARRËS, JO SPEKTATORË Në një shoqëri demokratike njerëzit janë të lirë të bëjnë zgjedhjen që mendojnë se është më e mira për ta. Debati i stisur mes protestës dhe koncertit është përçarës dhe joproduktiv. Shqiëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dritat dhe hareja e një koncerti zgjasin pak, krahasuar me protestat disa javore që i kanë dhënë Shqipërisë një imazh ndërkombëtar që nuk ka para e koncert që e krijon. Një imazh, që pasqyron shpirtin e gjallë të një shoqërie që ngrihet në këmbë e lufton me dinjitet për vendin e vet.

Shqetësues është fakti që politika nuk po reflekton ndaj shqetësimeve serioze që paraqet protesta, duke thelluar hendekun me popullin. Protesta që filloi si zemërim për aksesin në tokë e plazh dhe ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët natyrore është shndërruar në një frymë më të madhe që ka të bëjë me thelbin e demokracisë. Në atë se kush e si duhet të vendoset për të ardhmen e Shqipërisë.

Pyetjet nuk duhet të shtrohen nëse je me koncertin apo me protestën, pasi janë dy anë dhe jo dy pole, siç duan t’i trajtojnë brigadat digjitale. Pyetjet që kërkojnë përgjigje kanë lidhje me thelbin e sistemit qeverisës që duam të ndërtojmë: Pse duhen shpenzuar paratë publike për argëtim, ndërsa vendi përballet me probleme më të mprehta ekonomike e sociale?

Pse shqiptarët duhet t’i japin miliona euro një kompanie private dhe një një artisti që nuk kontribuon në zhvillimin kulturor të vendit? Edhe sa kohë do ta trajtojmë kulturën si spektakël? Në këto kushte, përvetësimi politik dhe financimi me paratë tona i koncertit merr rëndësi përtej koncertit dhe emrit të artistit. Pasi zbulon një model të vjetëruar qeverisës.

Burimi: Bota Sot