Jurgen Klopp tregohet i ashpër ndaj sulmuesit të Norvegjisë

0%

Jurgen Klopp ka kritikat ashpër sulmuesin e Norvegjisë, Alexander Sorloth, i cili në momentin kur rezultati ishte 1:0 për nordikët dhe kishin mundësinë e artë për të dyfishuar shifrat, ai zgjodhi të tregohej egoist dhe të mos pasonte të shoku i skuadrës, Erling Haaland, që ishte në pozicionin ideal për të dërguar topin në rrjetë. “Në atë moment, Norvegjia duhej të shënonte.

Këto janë momentet që vendosin ndeshjet e mëdha. Kur dy sulmues luajnë së bashku, instinktet e tyre ndonjëherë mund t’i kushtojnë shtrenjtë ekipit. Të gjithë duan të shënojnë, por në një ndeshje dy-kundër-një, është ekipi që d uhet të gjejë rrjetën. Ndeshja do të kishte qenë krejtësisht ndryshe, nëse do të kishte qenë gol”, tha Klopp në analizën e tij për Margenta TV.

As tifozët norvegjëzë nuk e kanë kursyer Sorloth, ku në postimin e tij të fundit në Instagram, ka mbi 85,000 komente dhe 90% e tyre lidhen me rastin në fjalë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot