Derbi Iberik përball sërish Ronaldon e Yamalin

0%

Shpërndaje në: Portugalia dhe Spanja do të përballen për herë të parë pas finales së Ligës së Kombeve të vitit të kaluar. Portugalia e fitoi finalen në penallti pas barazimit 2:2, duke ia mohuar Spanjës trofeun e dytë rresht të garave të UEFA-s, pas titullit të Evropës në vitin 2024.

Ishte disfata e fundit për ekipin e drejtuar nga Luis de la Fuentes, që është në seri prej 34 ndeshje pa humbje.Portugalia e Spanja do të takohen sërish të hënën mbrëma. Derbi Iberik, i vlefshëm për avancim në çerekfinale të Kupës së Botës, luhet nga ora në Arlington të Teksasit. Është edhe “përplasje” gjeneratash midis Cristiano Ronaldos dhe Lamine Yamalit.

Ronaldo është 41-vjeçar, kurse Yamal 18-vjeçar. Të dy janë yje në përfaqësueset e tyre. Portugalia luftoi shumë kundër Kroacisë për të siguruar kalimin në një të tetën e finales. Në anën tjetër Spanja avancoi tutje pas fitores 3:0 ndaj Austrisë. Kur Ronaldo filloi sulmin për 1000 gola në karrierë, Yamal ishte pothuajse foshnje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por njëri brez të hënën do ta shtyjë një tjetër drejt eliminimit. Ronaldo ka shënuar tre gola në këtë Botëror, kurse Yamal një. Të dy ekipet e nisën Kupën e Botës si pretendente për të fituar trofeun. Eliminimi i hershëm nga Botërori do të vlerësohej dështim. Spanja dëshiron hakmarrje, kurse Portugalia një tjetër fitore ndaj Spanjës.

Burimi: Koha