Në emisionin “Top Arena”, e ftuar së fundmi ishte Kejsi, motra e ish-banorit të Big Brother VIP Albania 5, Mateo Borri, e cila u intervistua nga kunata e saj dhe njëherazi ish-banorja e të njëjtit edicion, Brikena Selmani. Gjatë bisedës, Kejsi foli për marrëdhënien e ngushtë që kanë krijuar jashtë shtëpisë së Big Brother, duke ndarë fjalë plot vlerësim për Brikenën.
“Briki, për të gjithë ju që ndoshta nuk e njihni personalisht, është realisht shumë e dashur, shumë e kujdesshme dhe mundohet gjatë gjithë kohës që, përveç Mateos, edhe mua të më qëndrojë pranë, si rasti konkret që më more në telefon sot” ,mu shpreh ajo. Kejsi shtoi se Brikena është gjithmonë e gatshme për të ndihmuar. “Realisht je e gjindshme për çdo gjë dhe të falënderoj” , tha ajo.
E prekur nga fjalët e saj, Brikena e falënderoi Kejsin për mbështetjen dhe e cilësoi një vajzë me vlera të mëdha. Ndërkohë, Mateo Borri dhe Brikena Selmani vijojnë të shijojnë historinë e tyre të dashurisë edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania, duke ruajtur një raport të afërt edhe me familjarët e njëri-tjetrit.
