Defektet në ujësjellësin e ri kanë lënë pa ujë fshatin Brezne të

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm në fshatin Brezne është shkaktuar nga defektet e vazhdueshme në gypin transportues të ujësjellësit të ri.

Sipas njoftimit të kompanisë, mirëmbajtja e këtij sistemi nuk është në kompetencë të KRU “Hidroregjioni Jugor”, ndërsa ndërhyrjet për sanimin e defekteve po kryhen nga kompania përgjegjëse.

“Mungesa e ujit në fshatin Brezne është pasojë e defekteve të vazhdueshme të paraqitura në gypin transportues të ujit të ujësjellësit të ri, mirëmbajtja e të cilit nuk është në kompetencë të KRU ‘Hidroregjioni Jugor’”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kompania bën të ditur se, sipas informacioneve që posedon, operatori përgjegjës për mirëmbajtjen e ujësjellësit të ri është duke punuar për eliminimin e defekteve. “Sipas informacioneve që posedojmë, kompania përgjegjëse për sanimin e defekteve dhe mirëmbajtjen e ujësjellësit të ri është duke punuar në eliminimin e tyre.

Menjëherë pas përfundimit të sanimit të defekteve, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë për qytetarët”, thuhet më tej në njoftim. KRU “Hidroregjioni Jugor” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin, duke kërkuar mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi