“Bota Sot” shënon 31-vjetorin e themelimit: Bashkëpunëtorët vlerësojnë rolin dhe zhvillimin e saj

0%

Më 26 qershor, gazeta “Bota Sot” shënon 31-vjetorin e themelimit të saj, duke përfaqësuar një nga rrugëtimet më të gjata dhe më të qëndrueshme në hapësirën mediatike shqiptare.

Gjatë këtyre tri dekadave, ajo ka qenë pjesë aktive e zhvillimeve politike, shoqërore dhe kulturore, duke përcjellë ngjarjet kryesore në vend dhe në diasporë, si dhe duke u përshtatur me transformimet e mëdha të gazetarisë moderne, veçanërisht me kalimin në epokën digjitale.

Me këtë rast jubilar, bashkëpunëtorë të gazetës kanë ndarë vlerësimet dhe reflektimet e tyre mbi rolin dhe zhvillimin e “Bota Sot” ndër vite, si dhe mbi vlerat që e kanë mbajtur të qëndrueshme dhe të lexuar në publikun shqiptar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tyre, “Bota Sot” ka shërbyer si një urëlidhëse mes shqiptarëve në diasporë dhe atyre në trojet shqiptare, duke pasqyruar zhvillimet kryesore politike, shoqërore dhe kulturore, si dhe duke u përshtatur me transformimet që ka sjellë epoka digjitale në gazetari.

“Bota Sot”, zëri i shqiptarëve Ilir Vata Me rastin e 31-vjetorit të themelimit të “Bota Sot”, analisti politik nga Shqipëria dhe bashkëpunëtori i gazetës, Ilir Vata, ka vlerësuar rolin dhe zhvillimin e saj në hapësirën shqiptare, duke theksuar rëndësinë e saj historike. “ Më 26 qershor, ‘Bota Sot’ shënon 31-vjetorin e themelimit të saj.

Si bashkëpunëtor i gazetës ‘Bota Sot’, e vlerësoj lart zhvillimin e saj gjatë këtyre 31 viteve dhe përshtatjen me ndryshimet e mëdha që ka përjetuar gazetaria shqiptare. ‘Bota Sot’ i ka prirë shtypit shqiptar në diasporë, duke u bërë një dritare e rëndësishme për informimin e shqiptarëve kudo në botë.

Edhe pse nuk u shpërnda fizikisht në Shqipëri, ajo mbeti një urëlidhëse mes shqiptarëve, duke pasqyruar realitetin shqiptar në të gjithë rajonin. Epoka e internetit i dobësoi mediat e shkruara në letër, por faqja online e ‘Bota Sot’ e bëri atë edhe më universale dhe më të aksesueshme ”, ka vlerësuar ai për “Bota Sot”.

Po ashtu, Vata ka shtuar se “Bota Sot” karakterizohet nga vërtetësia, besueshmëria, paanësia dhe fryma kombëtare, duke theksuar larmishmërinë e temave që trajton: nga lajmi i shpejtë dhe kronika, te analiza, politika, kultura, arti dhe etnogjeneza. “‘ Bota Sot’ karakterizohet nga vërtetësia, besueshmëria, paanësia dhe fryma kombëtare.

Larmia e temave që trajton, nga lajmi i shpejtë dhe koherent, te kronika, analiza, politika, kultura, arti dhe etnogjeneza, e bën një nga mediat më të konsoliduara sot, madje një nga më të lexuarat dhe më të ndjekurat në botën shqiptare. Prania e saj për 31 vjet në treg dëshmon se ‘Bota Sot’ është rritur, është maturuar dhe mbetet një media serioze dhe koherente.

Kam pasur privilegjin të jem pjesë e saj me një kontribut modest, për të pasuruar përmbajtjen e saj. Pikërisht zëri i gazetarëve, analistëve, qytetarëve dhe politikanëve e ka bërë ‘Bota Sot’ vërtet zërin e shqiptarëve” , ka thënë ai. Tutje, Vata ka theksuar se gazeta ka qenë edhe zëri i të burgosurve politikë në Shqipëri. “‘ Bota Sot’ ka qenë edhe zëri i të burgosurve politikë në Shqipëri.

Më lejoni që, në emër të Partisë së të Drejtave të Mohuara (PDM), si kryetar i saj dhe si gazetar, t’i uroj ‘Bota Sot’ gëzuar 31-vjetorin e themelimit. Urime dhe suksese të mëtejshme !”, ka përfunduar Vata.

Muçiqi: Një nga mediumet më të besueshme shqiptare Ismail Muçiqi Ndërkaq, bashkëpunëtori tjetër, gazetari dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Ismail Muçiqi, ka vlerësuar se gazeta “Bota Sot” është një nga mediumet më të besueshme dhe më të lexuara në trojet shqiptare. Sipas tij, redaksia e saj që nga themelimi i ka qëndruar besnike kauzës kombëtare dhe patriotike të shqiptarëve.

“G azeta ‘Bota Sot’ është një nga mediumet më të besueshme dhe më të lexuara në trojet shqiptare. Kjo gazetë, përkatësisht redaksia editoriale e gazetarëve të ‘Bota Sot’, që nga themelimi i saj i ka qëndruar besnike kauzës kombëtare dhe patriotike të kombit shqiptar.

Posaçërisht, gazeta ‘Bota Sot’ ishte udhërrëfyes i aktivitetit kundër pushtetit serb dhe kundër të gjithë atyre që punuan kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës ”, ka cilësuar ai. Në fund, Muçiqi ka vlerësuar rolin e politikës redaktuese, si dhe ka uruar gazetën me rastin e 31-vjetorit të saj, duke shprehur dëshirën për vazhdim të rrugëtimit profesional në shërbim të kombit dhe shtetit.

“ Një nga vlerat më kryesore ishte dhe është politika redaktuese, editoriale, profesionale dhe kombëtare, të cilat e kanë mbajtur gjallë gazetën dhe, njëherësh, e kanë mishëruar në masën e duhur lexuesin e saj.

Andaj, në shenjë të 31-vjetorit të botimit të gazetës ‘Bota Sot’, në emër të kolegëve, gazetarëve – opinionistëve dhe në emër të shumë intelektualëve që e lexojnë gazetën ‘Bota Sot’, ju urojmë këtë përvjetor me shpresë dhe dëshirë që kjo gazetë të vazhdojë rrugëtimin profesional në interes të shtetit dhe komb it”, ka përfunduar Muçiqi për “Bota Sot”.

Burimi: Bota Sot