Ish kryetari dhe ish sekretari i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Trajneri i mirënjohur i notit vlerësoi kontributin e madh që gazeta ka dhënë ndër vite në informimin dhe promovimin e sportit në Kosovë.
Haliti theksoi se “Bota sot”, për më shumë se tri dekada, ka qenë pranë sportistëve, duke pasqyruar sukseset dhe sfidat e tyre me profesionalizëm. “Urime 31-vjetorin Gazetës “Bota Sot”! Përgëzime për 31 vite përkushtim, profesionalizëm dhe kontribut të çmuar në informimin e publikut.
“Bota Sot” ka qenë një nga dritaret më të rëndësishme të pasqyrimit të ngjarjeve sportive, duke i dhënë zë sportistëve, klubeve dhe sukseseve të tyre, si dhe duke ndihmuar në avancimin e sportit shqiptar. Ju urojmë edhe shumë vite të tjera me suksese, integritet dhe gazetari cilësore, gjithmonë në shërbim të së vërtetës dhe zhvillimit të sportit. Gëzuar 31-vjetorin”, ka uruar Haliti.
