Shpërndaje në: Marcelo Bielsa mori përgjegjësinë e plotë për eliminimin e hershëm të Uruguait nga Kupa e Botës. Uruguai u ndal në fazën e grupeve, ndërsa më i kritikuari ishte Bielsa. “Përgjegjësia ime për atë që ndodhi është shumë e qartë. Nuk mund ta justifikoj pozicionin në të cilin përfunduam. Shkurt, mënyra e menaxhimit të lojtarëve ishte e pamjaftueshme.
Ne bëmë më të mirën tonë, si unë ashtu edhe kolegët e mi dhe lojtarët, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Mendoj se i kemi zhgënjyer tifozët”, ka thënë Bielsa. Kontrata trevjeçare e Bielsës me Federatën skadoi me eliminimin e Uruguait nga Botërori që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
