Shpërndaje në: Gjithçka ndryshon me një fitore për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por një humbje do të krijonte shumë zhurmë. SHBA-ja do të përpiqet të bëjë një tjetër hap në Kupën e Botës të cilën e organizon bashkë me Meksikën dhe Kanadanë. Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettinoi fitoi grupin me dy fitore dhe një humbje.
SHBA-ja humbi ndeshjen e fundit kundër Turqisë, tashmë të eliminuar nga Botërori. Amerikanëve për ndeshjen kundër Bosnjë-Hercegovinës i kthehen lojtarët e rëndësishëm, Tyler Adams, Florian Balogun dhe Chris Richards. Ndeshja SHBA – Bosnjë-Hercegovinë luhet në Kaliforni në orën të mëngjesit të së enjtes, sipas kohës në Kosovë.
Ndeshja kundër boshnjakëve nuk vlerësohet e lehtë për amerikanët. Bosnjë-Hercegovina humbi nga Zvicra, por avancoi në fazën nokaut me një fitore dhe një barazim në fazën e grupeve. SHBA-ja do ta ketë mbështetjen në tribuna, kurse Bosnjë-Hercegovina synon të prishë festën, ashtu siç bëri kundër Italisë në kualifikime, përkatësisht në finale të plejofit kualifikues.
SHBA-ja dhe Bosnjë–Hercegovina e njohin njëra-tjetrën nga e kaluara. Në tri miqësore, SHBA-ja ka dy fitore, kurse një ndeshje kishte përfunduar baras. Amerikanët nuk kanë fituar asnjë nga 13 ndeshjet e tyre të fundit në Kupën e Botës kundër ekipeve evropiane.
