Mbetet për t’u parë, por do të jetë mjaft sfidues, sipas trajnerit të futbollit, Ditmar Bicaj, i cili ishte i ftuar në emisionin “L’America”, në Tv Klan. Ai u shpreh se, duke parë mënyrën se si kanë luajtur, Argjentina do të tregojë më shumë kujdes, por sipas tij rrugëtimi i Kepit të Gjelbër nuk do të jetë shumë i gjatë.
Megjithatë, kjo skuadër për trajnerin po merr një vëmendje pozitive për mënyrën se si ka luajtur. “Nuk e di nëse e kanë mundësinë, pasi po flasim për Argjentinën. Megjithatë, meriton respekt sepse me Spanjën kanë treguar që mund të ndalojnë ekipe shumë të forta. Ne e theksuam që me Spanjën kanë bërë surprizën.
Kemi gabuar (në parashikime), por kur e shikon sot pas tre takimesh flas me më shumë respekt, e nuk besoj se Argjentina do futet si Spanja duke parë se ka informacione për mënyrën se si ka luajtur Kepi i Gjelbër. Mendoj se do t’i vijë rrugëtimit shumë shpejt fundi ” , tha ai.
