Jam arbëror !!

0%

Jam Arbëror, Alban më thërrasin, në këto troje Zoti më fali të parë, pa mëshirë mua, të gjithë më vrasin, edhe ti,ti ,më së keqi,ti o shqiptar! Gjuha shqipe, dhuratë e Zotit, bashkon yje, tokë e qiell, e folën zotërat e moteve të motit, tingëllon ëmbël, rrezon si diell.

Plagë shekujësh kam mbi supe, trungu im nuk bie në harresë, Ah,mes furtunash e stuhish grupe-grupe, mbijetova me nder e besë. Mos më ndani në emra e krahina, se një gjak në deje na rrjedh, nga Arbëria Shkup,Tiranë,Çamëri e Prishtina një zemër shqiptare tek sejcili rreh.

Kur bashkohemi kështu,bëhemi mal, s’na lëkund erë,furtunë ,e as stuhia, kur përçahemi humbim shpirtin o shqiptar zbehet ëndrra vajton Shqipëria. Prandaj ngrihu, o vëlla shqiptar, mos e lëndo trungun që të mban, se Arbërori mbetet krenar, kohë,gjuhë e komb me dashni lan.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Jam Arbëror, Alban më thërrasin, në këto troje Zoti më fali të parë, nga mëria armiqët të plasin, Zot mbi zotëra përjetësisht shqiptar! M.Shabani Dedikuar Manifestimit:Gjurmëve të Rrënjëve tona Edicioni IV organizuar nga shoqata Nënë

Burimi: Bota Sot