​BE deklaron mbyllje kapitujsh anëtarësimi, Kos: Së shpejti mbyllim

0%

Bashkimi Evropian do të nisë së shpejti mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Lajmi u bë publik këtë të martë nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, në përmbyllje të Presidencës qipriote të Këshillit të Bashkimit Europian. Në një mesazh publik, Kos vlerësoi se Presidenca qipriote i dha një shtysë të fortë procesit të zgjerimit.

Mes vendeve që shënuan përparim gjatë këtij gjashtëmujori, Shqipëria i është qasur mbylljes së kapitujve të parë vetëm pak më shumë se 1 vit që nga hapja e tyre. “Shqipëria përmbushi standardet e ndërmjetme për grup kapitullin e themeloreve dhe së shpejti do të fillojë mbylljen e kapitujve”, tha Kos.

Shqipëria gjendet aktualisht në grupin e parë të atyre që pritet të anëtarësohet së bashku me Malin e Zi. Për këtë të fundit, Komisionerja renditi si sukses pas 17 vitesh nisjen e punës së Bashkimit Evropian punën për hartimin e një Traktati Anëtarësimi për një shtet të ri. Traktati i Anëtarësimit firmoset duke shënuar një marrëdhënie të re të vendit që pranohet me Bashkimin Evuropian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hapi tjetër është ratifikimi i këtij traktati nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Ndërsa ka renditur mbylljen së shpejti të kapitujve të parë për Shqipërinë, brenda bilancit të presidencës qipriote, indikacioni më i mundshëm është që procesi të jetë tashmë gati dhe të ndodhë së shpejti.

Burimi: Bota Sot