“Populli nuk të do më, si të zë gjumi”?/ Protestuesja: Jemi këtu nga

0%

Një qytetare shqiptare, e cila jeton prej vitesh në Greqi ka deklaruar se protestuesit janë në shesh për shkak të pakënaqësive, ndaj Edi Rama duhet të mos vijojë ta mbajë pushtetin. Ajo tha se populli nuk e do më kryeministrin ndaj ai duhet të japë dorëheqjen.

“Kam 30 vite që jetoj në Greqi, por kam rrënjë shqiptare dhe dua të kthehem këtu për një jetë më të mirë, që mund ta jetojmë së bashku. Kjo protestë nuk është vetëm Për Edi Ramën, por për të gjithë. Burrat shqiptarë i quanin agresivë, por kanë kaq ditë të palodhur dhe në paqe. Në 2026 njerëzit janë këtu nga zemërimi. Boll në mjerim, populli nuk të do më , si e mban karrigen me zor?

Si të ze gjumi? Populli u zgjua, Shqipëria ishte në errësirë, por tani do të nxjerrë dritë edhe për botën sepse jemi kërthiza e Ballkanit”, tha ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot