Thirrja e Vuçiqit për shërbim të detyrueshëm ushtarak alarmon

0%

Shpërndaje në: Thirrja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ka alarmuar shqiptarët në Luginë të Preshevës. Një qytetar i Luginës ka folur në kushte anonimiteti për KOHËN, tek ka shprehur shqetësimin për këtë propozim. “Nuk guxoj t’ia jap dy djemtë e mi për këtë qëllim Serbisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, në mesin e shqiptarëve pas lajmërimit të Vuçiqit është shtuar frika se të rinjtë do të heqin dorë dhe do të largohen nga vendlindja. E gjatë ditës, Driton Rexhepi, kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, ka njoftuar për një kërkesë që kuvendet komunale në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë të dalin me qëndrim unik dhe zyrtar.

“​Rikthimi i paralajmëruar i shërbimit të detyrueshëm ushtarak ka ngritur shqetësime plotësisht të bazuara te familjet tona dhe posaçërisht te rinia jonë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë e në diasporë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rrethanat tona specifike historike dhe politike kërkojnë maturi, veprim të koordinuar, por mbi të gjitha — aksion institucional dhe zgjidhje konkrete, jo vetëm fjalë. ​Si përfaqësues të vullnetit tuaj, ne nuk do të lejojmë që kjo situatë të trajtohet me pasivitet apo improvizime”, ka shkruar ai në Facebook.

Rexhepi ka thënë se kjo platformë do të kërkojë pezullimin e obligimit për Luginën e Preshevës dhe ndalimin e dërgimit në kazerma. Pos tyre, Rexhepi ka propozuar edhe dy pika të tjera. Propozimet: ​1.

Moratorium ose Shtyrje përmes Dialogut Politik: Kërkesa zyrtare nga përfaqësuesit politikë për një pezullim të këtij obligimi për Luginën e Preshevës, duke pasur parasysh rrethanat specifike post-konfliktuale (opsion i koordinuar me miqtë ndërkombëtarë), me garanci të plota të aprovuara në institucionet relevante! ​2.

Ndalimi i dërgimit në kazerma: Ky model i shërbimi civil lokal do të shmangte plotësisht trajnimin luftarak dhe qëndrimin në kazerma, duke eliminuar ndjenjën e pasigurisë dhe frikës tek të rinjtë shqiptarë. ​3.

Autorizimi i Grupit Negociator: Përmes kësaj seance të përbashkët, ne do të autorizojmë një Delegacion Zyrtar (të përbërë nga përfaqësues të tri Kuvendeve dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar) për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me Ministrinë e Mbrojtjes për implementimin e këtyre specifikave rajonale. ​4.

Shërbimi Civil Lokal, pa armë: Kërkojmë që për të gjithë të rinjtë tanë që shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për kundërshtim të ndërgjegjes, shërbimi civil të kryhet ekskluzivisht në institucionet tona lokale (Shtëpitë e Shëndetit, Ndërmarrjet Publike, Shërbimet e Zjarrfikësve dhe Kryqi i Kuq) brenda komunave tona. ​“Liderët politikë dhe institucionalë të Luginës do të flasin me një zë të vetëm dhe të fuqishëm.

Ky propozim-vendim do të jetë platforma jonë zyrtare karshi autoriteteve qendrore dhe faktorit ndërkombëtar. Obligimi ynë parësor është të mbrojmë rininë tonë, të garantojmë të drejtat e tyre dhe të sigurojmë që ata të kontribuojnë për vendbanimet e tyre”, ka shkruar ai. Ditë më parë, Vuçiqi u shpreh se në mars të vitit të ardhshëm do të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak.

Më herët, Qeveria serbe pati njoftuar se planifikon që ky shërbim të vlejë për burrat më të rinj se 30 vjeç. Shërbimi i “shpejtë” vlen për 75 ditë.

Burimi: Koha