Bashkimi Evropian zgjat me një vit sanksionet ekonomike ndaj Rusisë

0%

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë me një vit sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli i BE-së miratoi rinovimin e masave kufizuese deri më . Vendimi vjen pas marrëveshjes së arritur në mbledhjen e Këshillit Evropian më 18-19 qershor, ku liderët e 27 shteteve anëtare ranë dakord që rinovimi i sanksioneve të bëhet një herë në vit.

Në fuqi mbeten të gjitha sanksionet kryesore ekonomike të vendosura pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. Kufizimet prekin tregtinë, sistemin financiar, sektorin e energjisë dhe eksportin e teknologjive me përdorim të dyfishtë, të cilat mund të shfrytëzohen si për qëllime civile, ashtu edhe ushtarake.

Gjithashtu vazhdon të mbetet në fuqi ndalimi i importit të naftës ruse të transportuar me rrugë detare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot