Avokati Sallahu: Supremja ua njeh të drejtën për dy pensione

0%

Avokati Nazmi Sallahu ka bërë të ditur se Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim për njohjen e dy pensioneve të veteranët e UÇK-së.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se veteranëve do t’u njihet pensionin e moshës ai i veteranit, por njëkohësisht edhe pensionin e trashëgimtarit pas vdekjes së Veteranit “Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u është mohuar në mënyrë të pa drejtë dhe të kundërligjshme, e drejta për të përfituar pensionin e veteranit krahas pensionit Bazë dhe atij Kontributiv.

Ky kufizim ka krijuar një pabarazi të pajustifikuar dhe ka cenuar parimet themelore të rendit kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës. Pensioni i veteranit të UÇK-së është një pension për sakrificën dhe kontributin e dhënë gjatë luftës çlirimtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për këtë arsye, ai nuk duhet të trajtohet si zëvendësim i pensioneve të fituara si nga arritja e Moshës, po ashtu edhe nga kontributet e paguara nga puna(Kontributëdhënës) të përcaktuara me ligj” , ka shkruar ai në Facebook, ku publikuar edhe aktgjykimin e gjykatës.

Burimi: Bota Sot