Toppmoller prezanton stafin e tij te Lensi

0%

Te Lensi ka nisur epoka e Dino Toppmoller. Gjermani, mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Pierre Sages drejt Crystal Palace, me Toppmoller që do të ketë mundësi të menaxhojë jashtë kufijve të Gjermanisë. Ndërsa sot u publikua edhe stafi i cili do t’i bashkohet atij te nënkampionët francez, ku mes tyre është një shqiptar.

Bëhet fjalë për legjendën e Kombëtares Shqiptare, Ervin Skela i cili krah Yannick Cahuzac, Nelson Morgados dhe Bilal Hamdit do të jenë zv.trajnerë të Lensit. Skela, kishte qenë trajner dhe zv.trajner në grupmoshat e skuadrës së Eintracht Frankfurtit, skuadër ku kishte luajtur edhe si futbollist.

Burimi: Bota Sot