Një shtetas i Kosovës, i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar për disa vepra penale, është ekstraduar nga Hungaria në Kosovë. Ai ishte arrestuar nga autoritetet hungareze pas kërkesës së institucioneve kosovare përmes INTERPOL-it.
Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi u realizua më nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe autoritetet hungareze.
“I dyshuari kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Fshehje e provave”, ndërsa kishte arritur t’i shmangej drejtësis ë”, thuhet në njoftimin e policisë. Pas mbërritjes në Kosovë, ai iu dorëzua njësive përkatëse policore për vazhdimin e procedurave ligjore.
Policia e Kosovës theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me synim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.
