ASH: Ligji i ri për lojërat e fatit dëmton familjet dhe legalizon

0%

Aleanca për Shqiptarët kundërshton projektligjit për lojërat e fatit, i cili sipas ASH-së, në vend që të mbrojë qytetarët, i lejon industrisë së bixhozit të vazhdojë të ushtrojë ndikim shkatërrues mbi familjet, të rinjtë dhe fëmijët.

“Ne vlerësojmë se industria e lojërave të fatit nxit varësi, shkakton kolaps ekonomik në familje, rëndon sistemin shëndetësor dhe atë të mbrojtjes sociale, si dhe rrit problemet sociale që kërcënojnë stabilitetin e komuniteteve tona. Statistikat dhe përvojat familjare në terren tregojnë qartë pasojat e rënda që kjo industri sjell me vete”.

“Propozimi i VLEN-it që parashikon distancë prej 500 metrash midis kazinove dhe shkollave nuk mjafton. Kjo masë është vetëm një fasadë që e legalizon dhe i jep leje funksionimi një industrie që vazhdon të prodhojë varësi dhe shkatërrim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aleanca për Shqiptarët kërkon mbylljen e plotë të veprimtarisë së lojërave të fatit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si hap i domosdoshëm për mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve dhe familjeve”.

“Ne i bëjmë thirrje deputetëve që të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe familjeve të prekura, të heqin dorë nga çdo zgjidhje që legalizon bixhozin, dhe të miratojnë masa të qarta dhe të guximshme për parandalimin e varësisë, mbështetjen e familjeve dhe përforcimin e sistemeve shëndetësore dhe sociale.

Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të luftojë kundër çdo politike që rrezikon mirëqenien e qytetarëve tanë”, thonë nga ASH.

Burimi: Telegrafi