Zulfaj: Mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes llogariten të humbura

0%

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Europian, Jeton Zulfaj, në një konferencë për media ka thënë se afati shtesë për disa hapa të Planit të Rritjes, ishte 30 qershori i vitit 2026. Ai ka thënë se kostoja e humbjes aktuale llogaritet të jetë mbi 40 milionë euro. Megjithatë, sipas tij, vlerësimi përfundimtar mbetet të bëhet nga Komisioni Europian pas 15 korrikut.

Zulfaj e bëri këtë deklaratë më , një ditë pas afatit të parë përfundimtar për 13 hapat e reformave që kapin vlerën prej 90.8 milionë euro të Planit të Rritjes, që përfundoi të martën. Ai potencoi se dita e fundit e qershorit ka qenë afati i fundit shtesë apo si quhet ndryshe “ grejs period ” apo “periudha e hirit”.

“Kur reformat nuk zbatohen deri më datën e caktuar (), mjetet e dedikuara humbin. Nga këta 13 hapa janë zbatuar, kurse 6 nuk janë zbatuar plotësisht”- tha Zulfaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I pyetur nga Kallxo.com se a ka gjasa që mjetet të mund të rikthehen, Zulfaj ka thënë se varet nga Komisioni Europian se a do të vlerësojë realizimin e disa nënhapave, kur mungon hapi kryesor, që në këtë rast është Strategjia për Luftimin e Krimit të Organizuar. “Mund të thuhet që nga bllokada në Kuvend, që ka të bëjë me ligje, afati është humbur.

Sigurisht reformat do t’i shtyjmë përpara sepse janë në të mirën e qytetarëve dhe do të zbatohen gjithsesi, por nuk kanë arritur të zbatohen me kohë për të përfituar nga fondet që janë alokuar nga BE-ja”- tha Zulfaj në përgjigjen e tij. Rreth 83 % e reformave që mbetën pa u përmbushur, Zulfaj ka thënë se varen nga miratimi i tyre në Kuvend.

Ai para mediave ka deklaruar se Kosova ka qenë ndër vendet e para të rajonit që ka përmbyllur me sukses negociatat me BE-në për reformat e Planit të Rritjes në vitin 2024. Zulfaj ka thënë se në dhjetor 2024 ishte shpërndarë Kuvendi dhe dy marrëveshjet për Planin e Rritjes mbetën për legjislaturën e radhës. Marrëveshjet për kredinë dhe instrumentin u ratifikuan në Kuvend tek në shkurt 2026.

Kryenegociatori kosovar ka thënë se më 19 mars, Qeveria ka miratuar vendimin për zbatimin e sistemit të Planit të Rritjes dhe se me këtë vendim janë plotësuar hapat ligjorë e procedural që më pas në prill u pranuan mjetet e parafinancimit në shumën prej 61.8 milionë euro.

“Më 15 korrik do të dorëzojmë në Komisionin Evropian raportin e parë zyrtar dhe me këtë rast do të bëjmë kërkesën e parë për lirimin e fondeve për të gjitha hapat që kemi zbatuar deri në fund të qershorit”- ka thënë Zulfaj në konferencë për media.

Vlerësimi i tij është që deri në qershor 2026 janë zbatuar 18 hapa të reformave dhe pjesa tjetër e hapave të planifikuar për këtë vit, janë në zbatim e sipër. Ai ka shtuar se në fund të periudhës vlerësuese prej 90 ditësh, vendimin për këtë kërkesë e merr Komisioni Europian.

“Te Komisioni Europian kemi dorëzuar edhe dy raporte vjetore për zbatimin e objektivave të Planit të Rritjes dhe çështjet relevante horizontale, përkatësisht për vitin 2024 dhe 2025”- ka thënë Zulfaj. Sipas tij, afër 40 takime pune me institucionet zbatuese të reformave janë mbajtur që nga vendimi i qeverisë për zbatimin Planit të Rritjes.

Pasi që të konstituohet Kuvendi i ri, Zulfaj pret që të miratohet ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në mënyrë që t’i mundësohet Kosovës të aplikoj për anëtarësim në SEPA(Zona e Vetme e Pagesave në Euro). Duke folur për agjendën prej 111 hapa të reformave, Zulfaj tha se me aktet nënligjore përfshihen mbi 300 hapa faktikisht.

Ai ka thënë se deri në fund qershorit kur ishte afati i fundit, 62 hapa ishin në zbatim, e prej tyre 13 ishin me afatin shtesë deri më . “49 hapa të tjerë janë në zbatim e sipër dhe 27 prej tyre afat shtesë e kanë fundin e vitit. Nga gjithsej 62 hapa konsiderojmë se janë zbatuar 18 hapa, për çka më 15 korrik do të kërkojmë lirimin e fondeve nga BE”- tha Zulfaj.

Ai tregoi se sipas marrëveshjes, nëse nuk arrihet të zbatohen hapat edhe pas afatit shtesë, mjetet humbin. “Nga këta 13 hapa që ishin pjesë e agjendës së reformave me afat shtesë 7 konsiderohen të zbatuar, ndërkaq 6 nuk kanë arritur të zbatohen plotësisht. Nga këta gjashtë hapa, ka zbatim të disa nënhapave e që kryesisht veprime që janë varur nga qeveria”- ka thënë Zulfaj.

Kryenegociatori ka treguar se hapat që nuk janë zbatuar janë: Ligji për energji, Ligji për energji elektrike (së bashku me aktet nënligjore), sistemi i kontrollit të ndihmës shtetërore, Ligji për inovacion, Ligji për kamatë vonesa, si dhe pako e ligjeve për reformën në drejtësi me gjashtë ligje. Kosova për momentin nuk ka institucione me mandat të rregullt.

Kuvend nuk ka fare, Qeveria është në detyrë, ndërkaq Presidenca me ushtrues detyre. Vendi është në pritje të certifikimit të zgjedhjeve të 7 qershorit 2026 në mënyrë që të konsitituohet Kuvendi i Kosovës.

“Me përfundimin më 30 qershor të këtij viti të periudhës së parë të tolerancës për 13 hapa të reformave, Kosova rrezikon të humbasë fonde nëse nuk shënon përparim në zbatimin e Agjendës së Reformave”- ka thënë Komisioni Europian për Kallxo.com në maj të këtij viti.

Ky institucion tregoi se pas vlerësimit të përmbushjes së hapave të Agjendës së Reformave – me kusht që të jenë përmbushur kushtet e përgjithshme dhe parakushtet për pagesë – mund të bëhet disbursimi i rregullt i fondeve në kuadër të Planit të Rritjes.

Në kohën kur po pritet formimi i institucioneve të reja, Bashkimi Europian ka rikujtuar se Kosova duhet të krijojë stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit të BE-së, si dhe nga mundësitë që ofrohen përmes Planit të Rritjes dhe Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA).

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse ekziston mundësia e negocimit për të shmangur humbjen e disa milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së, në rast se reformat nuk përmbyllen deri më . “Rruga e vetme është që Kosova t’i përmbushë reformat. Kosova ka një ‘periudhë hiri’, e cila do të përfundojë së shpejti…

Prandaj edhe ia përsërita kryeministrit [Kurti], por edhe kryenegociatorit për BE-në (Jeton Zulfajt): Ju lutem, do të ishte shumë keq që Kosova të mos i gëzojë frutet e atyre pagesave” – tha Kos në një përgjigje për Kallxo.com, në një konferencë për media gjatë vizitës së saj të parë në Kosovë, më .

Komisioni Europian tha se Kosova ka të drejtë të përfitojë deri në 882.6 milionë euro, me kusht të përmbushjes së hapave të Agjendës së Reformave dhe nëse plotësohen kushtet e përgjithshme dhe parakushtet për pagesë.

Institucioni, shtoi se pas ratifikimit të vonuar të Marrëveshjes për Instrumentin dhe Marrëveshjes së Huasë, Kosovës i duhet të përshpejtojë zbatimin e Agjendës së Reformave për të shmangur humbjen e fondeve që lidhen me hapat reformues.

Kur Komisioni Europian kishte nisur bartjen e mjeteve të parafinancimit prej 61.8 milionë eurosh për Kosovën pas ratifikimit të marrëveshjevem, Qeveria kishte bërë me dije se në Agjendën e vet të Reformave që është bazë për ndarjen e mjeteve të Planit të BE-së për Rritje Ekonomike – Kosova është zotuar të zbatojë 111 hapa reformash, duke mbuluar fusha kyçe si sundimi i ligjit, qeverisja, zhvillimi ekonomik, tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital, si dhe kapitali njerëzor.

Sidoqoftë, Komisioni Evropian përkujtoi se më , Kosova ratifikoi Marrëveshjen për Instrumentin dhe Marrëveshjen e Huasë dhe është e kualifikuar për të kërkuar fonde në kuadër të Planit të Rritjes. Dhe se, pas kërkesës nga Kosova, Komisioni Evropian më ka disbursuar 61.8 milionë euro parafinancim për Kosovën.

Në prill, por para se të shpërndahet Kuvendi i Kosovës dhe shkuarjes në zgjedhje të reja, Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar me shkrim gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se rrezikojnë që deri në mesin e këtij viti të humbasin kolektivisht mbi 700 milionë euro nga Plani i Rritjes, për shkak të moszbatimit të reformave.

Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027 – është në vlerë të 6 miliardë eurove. Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro: 253 milionë si grante dhe 629 milionë euro në formë të kredisë.

Pas ratifikimit në Kuvendin e Kosovës të Marrëveshjeve të lidhura me Planin e BE-së për Rritje Ekonomike dhe dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm nga Qeveria, Komisioni Europian kishte nisur bartjen e mjeteve të parafinancimit prej 61.8 milionë eurosh për Kosovën.

Ky parafinancim është bërë përmes Instrumentit për Reforma dhe Rritje sipas Planit të BE-së për Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë kështu “një stimul të rëndësishëm avancimit të reformave”- ka njoftuar Qeveria sa ishte në mandat të rregullt, më . Më , Kuvendi i Kosovës ka ratifikuarMarrëveshjen ndërkombëtare me Bashkimin Europian – Planin e Rritjes.

Kjo është një ndër marrëveshjet me vlerën më të madhe dhe më të rëndësishmet që përfiton Kosova. Për shkak të ngërçit të gjatë politik dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja, Plani i Rritjes kishte mbetur pa u ratifikuar për më shumë se një vit, duke mbajtur pezull shumën prej 882 milionë eurosh.

Burimi: Kallxo