Qytetarët e Prishtinës nga sot do të paguajnë më shtrenjtë biletën e Trafikut Urban, ndërkohë që Komuna synon që përmes tarifës më të ulët në formë digjitale, të nxisë kalimin drejt digjitalizimit të shërbimit dhe të përmirësojë menaxhimin e transportit publik.
Me hyrjen në fuqi të vendimit të ri, bileta njëdrejtimëshe në formë fizike kushton 80 centë, nga 50 centë sa ishte më parë, ndërsa në formë digjitale kushton 60 centë.
Drejtori i Drejtorisë së Mobilitetit në Prishtinë, Pëllumb Bajqinovci, tha se përveç biletës njëdrejtimëshe, kanë ndryshuar edhe tarifat e biletave ditore, javore dhe mujore, duke theksuar se synimi kryesor është kalimi gradual në sistemin digjital.
Sipas tij, çmimi më i ulët i biletës digjitale synon t’i inkurajojë qytetarët ta përdorin këtë formë pagese, e cila, përveç uljes së kostove operacionale, mundëson edhe krijimin e një baze të dhënash për planifikim më efikas të linjave dhe shërbimeve të transportit urban.
Bajqinovci: Kostot po rriten, tarifat e karburantit, rritje edhe e kostos operative “Pas vendimit të kryetarit Rama për shtrenjtimin e biletës, e cila ka hyrë në fuqi sot, kemi ndryshim të tarifave edhe të ditores dhe biletave javore, mujore.
Nëse e shohim si koncept, është duke ndryshuar komplet qasja e Trafikut urban ndaj qytetit dhe kjo biletë për 10 centë ka ndryshuar në kuletën digjitale: nevoja e digjitalizimit, e shtimit të linjave të reja dhe komplet mekanizmit nga dy operatorë që kemi.
Digjitalizimi përveç asaj që ka kosto më të vogël në rritje 10 centë, ajo në të ardhmen krijon databazë, e cila do ta rregullojë përmbajtjen dhe qasjen tonë ndaj qytetarëve. Do të kemi një shfrytëzim më të mirë, real dhe më efikas.
Për biletën fizike, në përgjithësi, edhe sot në kohën moderne është duke u anashkaluar, ne e kemi ende në sistem, por qëllimi ynë primar është që të kalojë komplet në digjitalizim.
Nëse flasim për kostot që po rriten, ka të bëjë me rritjen e tarifave të karburantit, rritjen edhe të kostos operative, janë në nje fazë ku kemi nënshkruar kontratën edhe me operatorin privat e publik, kanë premtuar se do të marrin autobus të rinj , që e rrit kosto n”, tha Bajqinovci.
Ai tha se vendimi për rritjen e çmimit është marrë pas analizave financiare dhe operative të realizuara nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë. Bajqinovci: Shtrenjtimi i biletave është bërë pas një kohe të gjatë “R ritja e çmimit ka ardhur sipas ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë.
Sipas asaj që kemi rishikimin e buxhetit, pastaj duke parë edhe databazën edhe financiare dhe operative kemi ardhur deri në këtë përfundim. Përditësimi i shtrenjtimit të biletave është bërë pas një kohe të gjatë”, tha ai. Bileta ditore në formë fizike do të kushtoj 1.20 cent, ndërsa digjitale 1 euro.
Bileta javore gjashtë euro dhe mujore 18 euro, kurse bileta javore në pagesën digjitale do të kushtojë 14.50 centë.
