250 vjetori i Pavarësisë, Ambasada amerikane: Prania juaj e bëri

0%

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët, zyrtarët dhe të ftuarit që morën pjesë në ceremoninë e organizuar të martën me rastin e shënimit të 250 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një njoftimi të publikuar pas aktivitetit, ambasada vlerësoi pjesëmarrjen e të pranishmëve, duke theksuar se atmosfera e krijuar e bëri festën një ngjarje të veçantë. “Faleminderit të gjithëve që na u bashkuan dje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, për të festuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës!

Prania juaj e bëri këtë festë historike vërtet të veçantë” , thuhet në njoftimin e Ambasadës. Ambasada publikoi gjithashtu disa nga momentet kryesore të mbrëmjes, duke i ftuar pjesëmarrësit që të ndajnë kujtimet dhe fotografitë e tyre nga festa.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Shijoni disa nga momentet kryesore të mbrëmjes dhe ndani momentet tuaja të preferuara duke përdorur #Liria250. #250Dita e Pavarësisë”, thuhet më tej në njoftim.

Burimi: Bota Sot