Arsenali nis bisedimet e para për transferimin e super mesfushorit brazilian

0%

Kampioni i Ligës Premier, Arsenal, raportohet se ka nisur bisedime paraprake dhe surprizuese me përfaqësuesit e yllit të Neëcastle United, Bruno Guimaraes, teksa po planifikon një përforcim të madh në mesfushë gjatë kësaj vere. Ekipi i rekrutimit i drejtuar nga Mikel Arteta po analizon aktivisht tregun për brazilianin 28-vjeçar, duke bërë që Neëcastle të përgatitet për një ofertë zyrtare.

Sipas Daily Mail , Arsenali ka intensifikuar ndjeshëm aktivitetin e tij në merkato duke hapur linja të drejtpërdrejta komunikimi me përfaqësuesit e Guimaraes. Arteta është i vendosur të shtojë cilësi të nivelit botëror në mesfushën e tij, duke kërkuar forcë, qetësi taktike dhe aftësi të jashtëzakonshme në mbajtjen e topit përpara mbrojtjes së titullit në sezonin e ardhshëm.

Ndërmjetësues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, që përfaqësojnë mesfushorin brazilian, po shqyrtojnë aktualisht tregun për të vlerësuar mundësitë e një transferimi të madh. Arsenali e ka identifikuar Guimaraes, i cili aktualisht është i angazhuar me kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës, si një nga objektivat kryesorë të afatit kalimtar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si pasojë, Newcastle po përgatitet për një qasje zyrtare nga londinezët. Arsenali po përgatit ofertën bombastike prej 100 milionë eurosh për yllin anglez Megjithëse “Laraskat” e konsiderojnë Guimarães një pjesë kyçe të projektit afatgjatë në ‘St James’ Park’, brenda klubit ekziston gjithnjë e më shumë vetëdija se emri i tij po monitorohet nga klubet më të mëdha të kampionatit anglez.

Megjithatë, braziliani nuk është i vetmi emër i madh në listën e dëshirave të Artetës. Arsenali po eksploron gjithashtu opsione për repartin ofensiv, ku Morgan Rogers i Aston Villa është shfaqur si një objektiv serioz për klubin londinez./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi