“A mos u helmuan lojtarët prej ushqimit që luajtën aq keq?”, e pyet gazetari trajnerin korean në Botëror

0%

Një moment i çuditshëm ka ngjarë në konferencën për shtyp pas disfatës 1-0 të Koresë së Jugut nga Afrika e Jugut. Një gazetar pati një pyetje të papritur ndaj kryetrajnerit të kombëtares koreane, Hong Myung-bo. “A u helmuan nga ushqimi lojtarët para ndeshjes? Përndryshe, vështirë të shpjegohet një performancë si kjo”, ishte pyetja dhe supozimi i gazetarit.

Ndonëse u pa i befasuar nga pyetja, trajneri ruajti qëndrimin e tij dhe u përgjigj me qetësi. “Nuk ishim mjaftueshëm të mirë, por ekipi nuk pati probleme të tilla. Nuk dua të gjej fajtorë të tillë, edhe pse është e vërtetë që luajtëm lojën më të keqe të turneut”.

Burimi: Bota Sot