Zbulohet oferta e Barcelonës për Adeyemin, por ka një pengesë të madhe

0%

Gazetari Luca Bendoni ka zbuluar d etaje të reja rreth ofertës së Barcelonës për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, duke hedhur poshtë raportimet e mëparshme për shifrën e transferimit. Sipas tij, klubi katalunas ka paraqitur një ofertë prej 20 milionë eurosh si shumë fikse, plus 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh të lidhura me performancën.

Megjithatë, kjo ofertë mbetet larg kërkesës së Borussia Dortmundit, e cila vazhdon të insistojë në një shumë prej 40 milionë eurosh për kartonin e sulmuesit gjerman. Barcelona raportohet se ka arritur tashmë marrëveshje për kushtet personale me 24-vjeçarin, i cili pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare nëse klubet bien dakord për shumën e transferimit.

Drejtuesit e Barcelonës po punojnë për të gjetur gjuhën e përbashkët me Dortmundin, me synimin që marrëveshja të mbyllet sa më shpejt. Nga ana tjetër, Borussia Dortmundi nuk është më në pozitën më të favorshme për të kërkuar një shumë shumë të lartë, pasi kontrata e Adeyemit skadon verën e ardhshme, ndërsa forma e tij gjatë sezonit të kaluar nuk ishte në nivelin e pritur./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi