Këto janë pistoletat që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të

0%

Janë publikuar detaje dhe fotografi nga dhurata e pazakontë që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ua ka dhuruar liderëve të NATO-s pjesëmarrës në samitin e Aleancës, përfshirë edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Sipas mediave turke, dhurata është një revolver i personalizuar, me emrin e secilit lider të gdhendur mbi të.

Arma është shoqëruar me një kuti me plumba të vërtetë dhe një komplet të posaçëm për pastrimin e saj. Sipas zyrtarëve evropianë të cituar nga Politico, dhuratat iu dorëzuan të mërkurën presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, nga presidenti turk Erdogan.

Një zyrtar i Këshillit Evropian bëri të ditur se ekipi i sigurisë së Costas e ka marrë revolverin për t’iu nënshtruar kontrolleve të nevojshme. “Ne do të ndjekim procedurat belge për transportin e saj dhe më pas do të ruhet në përputhje me kërkesat e sigurisë të vendosura nga Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit”, deklaroi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, një zëdhënëse e Ursula von der Leyen tha se presidentja e Komisionit Evropian e ka falënderuar Erdoganin për gjestin. “Arma do të transportohet dhe ruhet në mënyrë të sigurt. Pasi të çaktivizohet, qëllimi i Presidentes është ta dhurojë atë në një muze ushtarak”, tha ajo.

Edhe pse konsiderohen dhurata simbolike, revolverët pritet të përballen me kufizimet e rregullave të Bashkimit Evropian për vlerën dhe natyrën e dhuratave që zyrtarët mund të pranojnë. Për këtë arsye, sipas një zyrtari evropian, konsiderohet e pamundur që liderët t’i mbajnë armët si sende personale.

Ndërkohë, disa liderë të tjerë evropianë, përfshirë kryeministrin britanik Keir Starmer dhe kryeministrin holandez Dick Schoof, kanë bërë të ditur publikisht se do t’i lënë armët fillimisht në Turqi për t’u çaktivizuar dhe më pas për t’u transportuar në vendet e tyre. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com