Arroganca e Ramës, kryefjala e pankartave të protestës së sotme: Kur

0%

Ka nisur protesta e 36-të e organizuar në Tiranë me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve, të cilët kanë mbushur sheshin dhe kanë marshuar me pankarta ku shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë. Në pankartat e mbajtura nga protestuesit spikasnin mesazhe që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe akuzonin qeverinë për mungesë dialogu me qytetarët.

Kryefjala e tyre ka qenë arroganca e kreut të qeverisë. Mes pankartave të shfaqura gjatë protestës ishin: “Arrogancë: Kur pushteti mendon se është mbi popullin.

Realiteti: Populli është mbi pushtetin.” “Shqipëria mendon udhëheqje, jo arrogancë.” “Rama, dorëhiqu.” “Kur qeveria humb rrugën, populli i tregon rrugën.” “36 ditë, akoma jo dialog, akoma jo përgjigje, vetëm arrogancë.” “36 ditë mjaft fajësove algoritmin, por nis dëgjo.” Protestuesit deklarojnë se do të vijojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa kërkojnë që qeveria të reagojë ndaj shqetësimeve të ngritura gjatë protestave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot