Pep Guardiola u largua në fund të sezonit të kaluar nga drejtimi i Manchester City, pas plot 10 vitesh, ku fitoi trofe të shumtë. Trajneri spanjoll gjithmonë e ka shprehur dëshirën për të drejtuar një Kombëtare dhe mesa duket tani mund të jetë momenti ideal. Ronald De Boer, ish-shoku i Guardiolës te Barcelona, ka propozuar emrin e spanjollit për të pasuar Ronald Koeman te stoli i Holandës.
Pas eliminimit në fazën e 1/32-ve nga Maroku, Koeman u largua nga drejtimi i Holandës. “Pep është kandidati ideal për Holandën. Ai ushtron shumë presion mbi të gjitha ekipet që ka stërvitur, mbështet një stil sulmues dhe dominues të futbollit. Pep është një dishepull i Cruyff.
Ai dëshiron t’i japë diçka futbollit holandez, sepse si lojtar dhe trajner, ai u bë ai që është sot falë trajnerit dhe mentorit të tij, Johan Cruyff. Ai e thotë këtë në çdo intervistë. Kjo është mundësia për ta kthyer mirënjohjen e tij në veprim”, tha De Boer, ai në një intervistë për De Telegraaf.
