Shpërndaje në: Mbrojtësi Manuel Akanji ka qenë goxha i ashpër pas eliminimit të Zvicrës nga Kupa e Botës. Ai ka akuzuar gjyqtarin e ndeshjes kundër Argjentinës se ka marrë vendime të njëanshme. “Zakonisht nuk ankohem për gjyqtarin, por sot gjithçka shkoi sipas dëshirës së tyre. Nuk kam luajtur kurrë një ndeshje kaq të njëanshme. Asnjë nga simulimet e argjentinasve nuk u ndëshkuan.
Ata nuk morën asnjë karton të verdhë në 90 minuta. Pastaj, për incidentin e Breel Embolos, ai mori karton të verdhë dhe u përjashtua. Por edhe me dhjetë lojtarë, ne bëmë çfarë mundëm”, ka thënë Akanji. Takimi u vendos pas vazhdimeve dhe Argjentina siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
