Anglia do të luajë me RD Kongon

0%

Anglia do të ketë përballë Republikën Demokratike të Kongos në sfidën me eliminim direkt që do të luhet sot prej orës në Atlanta. Anglezët duhet të tregojnë më shumë nga cilësitë që kanë, në dallim me ndeshjet e fazës së grupeve ku nuk pësuan humbje, por vuajtën me kundërshtarët.

Republika Demokratike e Kongos shkon për herë të parë në këtë fazë të një Botërori dhe vjen pas disa paraqitjeve surprizë, përfshirë një barazim ndaj Portugalisë. Ekipet afrikane kanë surprizuar deri më tani dhe po tregojnë që duan të shkojnë larg. Megjithatë, Anglia shihet si favorite në këtë përballje.

Belgjika, që nisi dobët turneun, por tregoi stabilitet në takimin e fundit në grup, do të luajë me Senegalin. E mbushur me yje, përfaqësuesja belge vjen si favorite në këtë takim që do të nisë në orën në Seattle. SHBA, që luan në shtëpi, do të sfidohet nga Bosnje-Hercegovina.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shtetet e Bashkuara e mbyllën fazën e grupeve në vendin e parë, ndërsa përfaqësuesja boshnjake, me të tretat më të mira, çdo hap më tej do ta shihte si sukses. Megjithatë, amerikanët shihen si më afër fitores në letër.

Burimi: Bota Sot