Amnisti kopjuesve

0%

Nga: Ardona Popova Shpërndaje në: Rreth 19 mijë nxënës që përfunduan shkollimin parauniversitar i janë nënshtruar Testit të maturës dhe vetëm 45 prej tyre nuk e kanë marrë rezultatin, shkaku i përfshirjes në kopjim. Krahas tyre, në ditën e testit janë përjashtuar 10 monitorues. Por, ndaj tyre nuk janë vënë gjoba.

Njohësi i arsimit, Xhavit Rexhaj ka thënë se kjo jep mesazh pandëshkueshmërie. Gjithsej 45 nxënës nga rreth 19 mijë sa i janë nënshtruar Testit të maturës, janë penalizuar, shkaku i përfshirjes në kopjim dy javë më parë. Nga ta, 11 janë identifikuar pasi testi është përfunduar.

“34 janë përjashtuar ditën e testit nga administruesit, kurse 11 janë përjashtuar pas verifikimit të bisedave në grupe të viberit. Ata edhe pse i kanë pasur rezultatet e testit nuk u janë publiku”, ka bërë të ditur Fatmir Elezaj, udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në klasat ku janë identifikuar raste të kopjimit, sipas Elezajt, 10 monitorues janë përjashtuar nga procesi i administrimit. Pavarësisht këtyre rasteve, deri më tani nuk është shqiptuar asnjë gjobë, ndonëse në Ligjin për Maturën Shtetërore parashihen gjoba për persona fizikë nga 1 mijë deri në 2 mijë euro, ndërsa për persona juridikë nga 5 mijë deri në 20 mijë euro.

“Në klasat ku i kemi identifikuar nxënësit që kanë kopjuar më vonë, masa e parë që e kemi marrë me i përjashtu prej angazhimeve tjera në administrim dhe për momentin nuk kemi informata nëse këtë e kanë bërë me qëllim apo nuk kanë mundur ta menaxhojnë klasën.

Masat tjera i mbetet inspektoratit nëse gjejmë argumente që kanë bërë shkelje më të rënda dhe do të merren masa të tjera”, ka thënë Elezaj. E njohësi i çështjeve të arsimit, Xhavit Rexhaj, ka thënë se fakti që sanksionet nuk zbatohen përbën problem. Sipas tij, kjo çon mesazhin e pandëshkueshmërisë.

“Duhet të jetë e qartë dhe kjo duhet të fillojë prej Ministrisë, të vazhdojë nëpër administratorë në nivel komunal edhe më tutje në nivel institucional edhe duhet të zbatohet pa pardon. Të dhënat e sanksioneve të zbatuara duhet të publikohen në mënyrë që njerëzit ta dinë që nëse e thyen rregullin ke sanksione dhe duhet ti vuash dënimet”, ka deklaruar njohësi i çështjeve të arsimit.

Rexhaj ka shtuar nevojën që Ministria e Arsimit ta profesionalizojë procesin e administrimit të testeve, duke krijuar një trupë administratorësh. “Me e bë një listë prej 200 administratorëve të vet, qoftë për maturë apo arritshmëri, të cilët i përdor dhe pastaj kur i sanksionon, ata e humbin statusin e administratorit të testit.

Kur i ka 200 mundet me i trajnu, mundet me i mbikëqyrë, mundet me i zhvillu etj. E ministria e ka fushëveprimin e sigurt dhe të qartë. Kjo mënyra gjithëpërfshirëse e cakton komuna apo dikush tjetër, mendoj që kjo pjesërisht ndikon në mirësjelljen e administratorëve”, ka thënë ai. Dy javë më parë kur u organizua Testi i Maturës, përmbajtja e testit u shpërnda në rrjetet sociale.

Krahas pyetjeve, edhe përgjigjet kanë qarkulluar në grupe të komunikimit online. Ngjashëm ka ndodhur edhe me Testin e Arritshmërisë, javën e shkuar.

Burimi: Koha