Tre persona kanë marr trajtim mjekësor si pasojë e përfshirjes së dy makinave në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Llazicë. Zëdhënësi i Policisë Sheremet Elezaj për Kallxo.com bëri të ditur se të lënduarit janë liruar për në shtëpi.
“Rreth orës është raportuar një aksident trafiku në fshatin Llazicë (rruga Prishtinë–Pejë), ku ishin të përfshira dy automjete. Tre persona kanë kërkuar trajtim mjekësor, përderisa asnjërit prej tyre nuk është hospitalizuar (janë liruar për në shtëpi)”, ka thënë Elezaj. Tutje, ai shtoi se rasti po trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.
