Agron Muçaku: 40 vjet nga rekordet e mia kombëtare – 47 vjet në

0%

Gati pesë dekada sakrificë dhe krenari. Kjo është historia e atletit veteran nga Gjakova, Agron Muçaku, një emër që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në atletikën e Kosovës. Për 47 vjet me radhë, Muçaku i ka qëndruar besnik mbretëreshës së sporteve, duke arritur suksese të shumta.

Kontributi i tij ishte veçanërisht i madh gjatë viteve te 90-ta, kur sporti në Kosovë përballej me sfida të mëdha nën regjimin serb. Në ato kohë të vështira, ai vazhdoi të mbrojë vlerat e atletikës dhe të japë kontribut në rezistencë ndaj regjimit serb.

Sot, pas 47 vitesh aktivitet, Agron Muçaku vazhdon të jetë një figurë e respektuar e atletikës, krenar për rrugëtimin e tij dhe për gjithçka ka dhënë për sportin dhe Kosovën. “40 vjet nga rekordet e mia kombëtare – 47 vjet në shërbim të atletikës. Ka ditë që nuk janë thjesht data në kalendar, por gurë kilometrikë të jetës. Për mua, 5 korriku 2026 është pikërisht një ditë e tillë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sot u mbushën plot 40 vjet nga arritja e dy rekordeve të mia kombëtare, të vendosura në korrik të vitit 1986: 110 metra me pengesa (15.00 sekonda) dhe 400 metra me pengesa (58.00 sekonda). Rekorde që vazhdojnë të mbeten pjesë e historisë së atletikës sonë.

Ky jubile ka një domethënie edhe më të veçantë, sepse përkon me 47 vjet rrugëtim në atletikë, një rrugëtim që e nisa në vitin 1979 dhe që vazhdon edhe sot me të njëjtin pasion, përkushtim dhe dashuri për sportin”, ka thënë Muçaku. Përse vendosi të garojë në këtë ditë?

“Pikërisht për këtë jubile zgjodha të garoj në Speed Masters Athletics Challenge, të zhvilluar në stadiumin Kaftanzoglio të Selanikut nga 3 deri më . Qëllimi im nuk ishte vetëm të fitoja medalje, por të dëshmoja se sukseset e vitit 1986 nuk ishin rastësi.

Ato ishin fryt i talentit, punës së palodhshme, sakrificës, disiplinës, durimit dhe përkushtimit, edhe pse në atë kohë stërvitesha në kushte shumë të vështira sportive, politike dhe shoqërore”, t hotë atleti veteran, duke vazhduar: “Pas katër dekadash, arrita ta lidh të kaluarën me të tashmen në mënyrën më të bukur të mundshme, duke dëshmuar se vlerat e fituara me punë të ndershme nuk zbehen me kalimin e viteve.

Rezultatet e mia në Selanik: Medalje e artë – 300 m me pengesa (M60) – 54.26 sekonda Medalje e argjendtë – 100 m me pengesa – 20.35 sekonda Medalje e argjendtë – Kërcim së gjati – 4.21 metra Medalje e artë – Kërcim trehapësh – 9.00 metra Medalje e argjendtë – 200 metra – 31.56 sekonda Pesë gara, pesë medalje – dy të arta dhe tri të argjendta.

Ky është një nga realizimet më domethënëse të jetës sime sportive. Pas 47 vitesh në pistën e atletikës, ndihem krenar që ende mund ta përfaqësoj Kosovën me dinjitet dhe të dëshmoj se mosha nuk është pengesë kur pasioni, disiplina dhe përkushtimi janë pjesë e jetës”. 40 vite sfidë e suksese, janë edhe fryt i punës së tij.

Muçaku ka falënderuar edhe familjen e tij për këtë rrugëtim të gjatë e rreth 5 dekada: “ Falënderoj nga zemra familjen time, miqtë, të gjithë ata që më kanë mbështetur ndër vite dhe çdo njeri që ka besuar tek unë. Mbi të gjitha, falënderoj Zotin e Madhërishëm, Krijuesin, Udhëzuesin dhe Mbrojtësin tim, i cili më ka dhënë shëndet, forcë dhe mundësinë ta jetoj këtë jubile me krenari.

Atij i takon çdo lavdi! Ky jubile nuk është fundi i një rruge, por dëshmi se ëndrrat, puna, sakrifica dhe besimi mund ta bëjnë kohën aleatin më të mirë të njeriut”.

Burimi: Bota Sot