Agim Ademi takon talentin e madh të Bayernit

0%

Shpërndaje në: Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e ka takuar të hënën talentin e madh të Bayernit, Arijon Ibrahimoviq. Ibrahimoviq po qëndron për pushime në Kosovë. Ai është me prejardhje nga Kosova, ndërsa Bayerni ditë më parë e konfirmoi në skuadër për edicionin e ri. Futbollisti ofenziv së fundi ishte i huazuar te Heidenheimi në Bundesligë.

Ibrahimoviq luan për Gjermaninë U21, por Kosova ka kohë që e përcjellë. Është 20-vjeçar. “Në Prizrenin e bukur, sot pata kënaqësinë të drekoj së bashku me një nga talentet më të mëdhenj kosovar të futbollit evropian, yllin e Bayern Munich, Arijon Ibrahimoviq.

Përveçse një super futbollist me të ardhme të ndritur, Arijoni është edhe një djalë i edukuar, modest dhe krenar për rrënjët e tij, vlera këto që e bëjnë edhe më të veçantë. I uroj nga zemra shumë suksese në karrierë dhe jam i bindur se e ardhmja i rezervon atij arritje të mëdha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një falënderim i veçantë edhe për familjen e tij, e cila i ka kultivuar dashurinë për atdheun dhe vlerat e Kosovës”, ka shkruar Agim Ademi.

Burimi: Koha