Aeroporti i Shkupit pajiset me skanerë të rinj të sigurisë,

0%

Aeroporti i Shkupit ka lëshuar në përdorim skanerët e rinj të sigurisë, dy tomografitë kompjuterike, në vlerë prej rreth 1 milion euro. Sipas drejtorit gjeneral të TAV-it, Nexhat Kurt me këtë investim Aeroporti është i vetmi në Ballkan, që e posedon këto pajisje, me çka në masë të madhe rritet siguria e udhëtarëve dhe përshpejtohet mënyra e kontrollimeve të bagazheve.

Ai tha se pasagjerët gjatë procesit të kontrollit nuk do të kenë më nevojë t’i nxjerrin nga çanta laptopët, tabletët dhe telefonat celularë.

Zëvendësministrja e Transportit Kaltrina Zekolli-Shaqiri, bëri të ditur se bashkëpunimi me TAV ka mundësuar investime prej 50 milionë eurosh në një numër të madh projektesh, duke theksuar rëndësinë e modernizimit, rindërtimit dhe zgjerimit të vazhdueshëm të aeroportit të Ohrit. “Ne duam ta largojmë atë stresin nga pasagjerët, së pari duhet t’i bëjmë të ndihen të sigurt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjithashtu pjesa e dytë është për përvojën e pasagjerëve, të bëhet kontrolli më shpejtë, ju nuk duhet t’i hiqni çantat tuaja nga pakoja, nuk do të duhet t’i hiqni laptopët nga çantat, mund t’i mbani, ndërsa procesi është i shpejtë pa stres”, u shpreh Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i operatorit të Aeroportit TAV.

“Ky investim kap vlerën e diku rreth 1 milion eurove dhe Aeroporti i Shkupit po bëhet lider në rajon. Ne si Qeveri kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me TAV-in dhe të njëjtit deri më tani kemi donacione me rreth 50 milionë euro, ndërsa 97 projekte janë në fazën e realizimit në të gjithë vendin”, deklaroi Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëvendësministre e Transportit.

Burimi: Telegrafi