Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëria Nagavci ka deklaruar se presin ndonjë kandidat jo partiak për president, të cilët do të ishin më unifikues dhe do të ushtronin me kompetencë e përgjegjësi pozicionin e tyre.
Nagavci pasi mori pjesë në ngjarjen kushtuar 90 vjetorit të lindjes së Rexhep Qosjes, tha se do të shmangin një krizë të re e që të funksionalizojnë institucionet dhe të vazhdojnë me detyrat të cilat janë me rëndësi për qytetarët.
“Në këtë fjalim unë nuk kam pasur deklarata për emra të veçantë të kandidatëve të cilët kanë dëshirë të jenë president apo presidente, gjithsesi ne presim që të kemi një kandidat, kandidate konsensuale. Jo partiak, jo partiakë, të cilët do të ushtronin, besoj edhe me kompetencë e përgjegjësi pozicionin e tyre dhe rolin unifikues po ashtu.
Në këtë rast ju do të keni një kandidat partiak apo institucion? Kjo është një çështje që duhet të diskutohet tani që edhe para zgjedhjes të tetorit. Ne kemi kërkuar nga partitë pozitare që të propozojnë emrat e tyre për president.
Kemi qenë të gatshëm që t’i japim nënshkrimet për të mandatuar kandidatët për president, kemi qenë të gatshëm të bashkëqeverisim me Vetëvendosjen, kemi qenë të gatshëm po ashtu, por jemi të mbyllur që të shmangim një krizë të re e që të funksionalizojmë institucionet e të vazhdojmë me detyrat të cilat janë me rëndësi për qytetarët”, t ha Nagavci, transmeton “KosovaPress”. Haradinaj: AAK nuk merr pjesë në Qeverinë Kurti, ai e do LDK-në si një material për kontroll total Nagavci ka shtuar se ndodhi ajo që ndodhi, u pa që nuk pati asnjë lëvizje të deputetëve të partive të tjera të cilët ishin në Kuvend për të zgjedhur presidentin, shkuam në zgjedhje të cilat i konfirmuan edhe një herë që Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i cili është më i madhi në këtë legjislaturë se sa të gjitha partitë të tjera bashkë, përjashto Vetëvendosjen si subjektin e parë, të dytë e të tretë e kështu me radhë.
Ajo u shpreh optimiste se deputetët do të respektojnë vullnetin e qytetarëve, duke shtuar se nuk kanë shumë kohë për të humbur dhe ka marrëveshje ndërkombëtare e projekte të cilat presin të shqyrtohen.
Nagavci u pyet nga gazetarët nëse Ramush Haradinaj do të kishte mbështetjen e LVV-së për president, mirëpo ajo u shpreh se është absurd që dikush që ka folur “fjalë të pamatura të kërkojë që të marrë mbështetje. “ Po tani siç thashë, nuk do të kisha dashur të flisja me emra të veçantë.
Është për mua personalisht, është pak absurde që një person, cili do qoftë ai, i cili ka folur fjalë të pamatura, gjëra të cilat e dinë edhe vetë që nuk qëndrojnë në Kuvend, tashmë të kërkojnë që të marrin mbështetjen.
Kjo tregon shumë edhe për atë që ka ndodhur para apo edhe tani, kështu që unë besoj e përsëris që të gjendet, të gjenden disa emra konsensualë sepse besoj që Kosova ka mjaftueshëm njerëz me integritet, me pikëllatë edhe personale edhe profesionale, të cilët do të bënin në mënyrë shumë të mirë presidentin apo presidenten. Edhe Ramush Haradinaj duhet larguar?
Unë nuk po flas sot me emër të lëvizjes, me emra të tillë, por atë që mund të them është se është kohë që të mendojmë për institucionet, të mendojmë se si dalim nga kjo krizë politikë edhe të lëmë anash vetëm ambiciet edhe interesat personale ”, tha Nagavci.
