Ballkani bën tjetër “goditje”, transferon Dobratiqin

0%

FC Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anësor Lorik Dobratiqi, i cili është përforcimi i dytë i skuadrës gjatë këtij afati kalimtar veror. Klubi nga Suhareka ka bërë të ditur se Dobratiqi ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe do të jetë pjesë e kampionëve kosovarë deri në verën e vitit 2029.

Futbollisti, i cili aktivizohet kryesisht në krahun e majtë të sulmit, pritet të sjellë më shumë konkurrencë dhe cilësi në repartin ofensiv të ekipit, teksa Ballkani vazhdon përgatitjet për sfidat e sezonit të ri. Me afrimin e Dobratiqit, drejtuesit e klubit synojnë të forcojnë edhe më tej skuadrën në garën për trofe vendorë dhe paraqitje sa më të suksesshme në arenën ndërkombëtare.

Burimi: Bota Sot